Translator: Alma A
Reviewer: Helena Bedalli Pranvera Arabe e vitit 2011 tërhoqi vëmendjen e botës. Gjithashtu tërhoqi vëmendjen e qeverive autoritare në shtete të tjera të cilët i frikësoheshin
një shpërndarje të revolucionit. Për tju përgjigjur kësaj,
ata përforcuan mbikqyrjen e aktivistëve, gazetarëve dhe disidentëve prej të cilëve trembeshin
se mund të frymëzonin revolucionin në vendet e tyre. Një aktivist i spikatur nga Bahraini i cili u arrestua dhe u tortura nga qeveria, tha se hetuesit i treguan atij transkripte të thirrjeve telefonike dhe mesazheve. Sigurisht që nuk është sekret fakti se qeveria është e aftë
të kap telefonatat dhe mesazhet. Është për këtë arsye që shumica e aktivistëve shmangin veçanërisht përdorimin e telefonave. Në vend të tyre, ata përdorin mjete si Skype ku besojnë së janë imun ndaj kapjes. Ata gabohen. Në vitet e fundit ka patur një industri të kompanive të cilat u sigurojnë qeverive
mbikqyrje teknologjike, vecanërisht teknologji që
u mundëson atyre të ndërhyjnë në kompjuterat e objektivave të vëzhguar. Përveç kapjes së bisedave në linjë, ata mund të ndërhyjnë në kompjuter, të aktivizojnë kamerën, mikrofonin, dhe të vjedhin dokumenta nga kompjuteri. Kur qeveria e Egjiptit ra në 2011, aktivistët sulmuan zyrën e policisë sekrete, dhe midis shumë dokumentave ata gjetën këtë dokument nga Gamma Corporation, nga Gamma International. Gamma është një kompani Gjermane që prodhon software të mbikqyrjes dhe ua shet vetëm qeverive. Është e rëndësishme të theksohet
se shumica e qeverive nuk i kanë aftësitë e brendshme për të zhvilluar këtë teknologji. Qeveritë e vogla, nuk kanë burimet ose ekspertizën dhe kështu që për to ekziston
tregu i kompanive perëndimore që i furnizojnë me mjete dhe teknika në këmbim të një çmimi. Gamma është thjesht
një nga këto kompani. Duhet gjithashtu të theksoj se Gamma
në fakt nuk i ka shitur asnjëherë softwer qeverisë Egjiptiane. Ata u dhanë një faturë për shitje, por egjiptianët nuk e blenë kurrë atë. Mesa duket në vend të kësaj,
qeveria egjiptiane përdori falas një version
demostrues të Gamës. (Të qeshura) Kështu, kjo foto është
nga një video shitjesh që Gamma prodhoi. Është e vërtetë, që ata vetëm po e theksojnë në një prezantim relativisht delikat faktin që policia në një farë mënyre
mund të ulet në një zyrë me ajër të kondicionuar dhe të monitorojë dikë pa u diktuar se çfarë po ndodh. E kuptoni, drita e kamerës suaj
nuk do të ndizet. Nuk ka asgje që të tregojë
që mikrofoni është aktiv. Ky është drejtuesi menaxherial
i Gamma International. Emri i tij është Martin Muench. Ekzistojnë shumë foto të zotit Muench. Kjo ndoshta është e preferuara ime. Do ta zmadhoj edhe pak te kamera e tij. Shikoni që ka një ngjitëse të vogël që është vendosur te kamera e tij. Ai e di se çfarë lloji përgjimi është i mundur, dhe nuk do që të përdoret kundra tij. Muench ka thene se ai ka për qellim që programi i tij të përdoret më qellim për të kapur terroristët
dhe gjetur pedofilët. Sigurisht që ai gjithashtu pranoi se pasi programi i është shitur qeverisë, ai nuk ka si ta dijë se si ai mund të përdoret. Softwer-i i Gamma është lokalizuar në servera në vende në të gjithë botën, shumica me shumë rekorde mizore dhe dhunime të të drejtave njerëzore. Ata vërtet po e shesin softwer-in e tyre
në të gjithë botën. Gamma nuk është e vetmja
kompani në biznes. Si e përmenda, është një industri
5 bilion dollarëshe. Një nga të mëdhenjtë e tjerë të industrisë është një kompani italiane
e quajtur Hacking Team. Hacking Team ka me sa duket prezantimin më delikat. Videoja që ata kanë prodhuar
është shumë tërheqëse, dhe kështu do tju tregoj një klip vetëm sa të mund t’i ndieni të dyja aftësitë e softuerëve por gjithashtu se si u tregtohen klientëve të tyre qeveritar. "Ti do të shikosh përmes syve të objektivit." (Musikë) Duhet ta gjurmosh objektivin. ["Kur objektivi yt kërkon në internet, shkëmben dokumente, merr SMS, kalon kufijtë ”] Duhet të gjuash shumë platforma të ndryshme. [“Windows, OSX, iOS , Android, Blackberry,
Symbian, Linux ”] Ti duhet të kalosh kodimet dhe të kapësh të dhëna rilevante. [“Skype dhe thirrje të koduara,
vendodhjen, mesazhet, marrëdhëniet, kërkimet në internet, audio dhe video”] Duhet të jesh hajdut dhe i pa gjurmueshëm. [“Imun ndaj çdo infrastrukturë
te sistemeve mbrojtës”] I pozicionuar në të gjithë vendin. [“Mbi qindra dhe dhjetra objektivë
të menaxhuar nga një pikë e vetme”] Pikërisht ajo që ne bëjmë. Kështu që do të ishte qesharake
nëse nuk do të ishte e vertetë, por në fakt softuerët Hacking Team po u shiten qeverive në të gjithë botën. Për shembull, vitin e kaluar është përdorur një i tillë nga qeveria marokene
për të gjurmuar gazetarët marokenë. Është e formuar në shumë vende. Kështu që Hacking Team po i vjen
rrotull shumë herë tregut e përforcimit te ligjit në SHBA. Vitin e fundit pak a shumë, kompania ka hapur zyra shitjesh në Maryland. Kompania ka punësuar gjithashtu
një përfaqësues. Ata kanë ndjekur konferenca të industrive të survejimit, ku janë shfaqur zyrtarët e përforcimit të ligjit. Ata kanë folur në konferenca. Çfarë mu duk shumë mbreselënëse ishte fakti se ata kane paguar
për kafen gjate pushimit në një nga konferencat në fillim të këtij vitt. Nuk mund tju them me siguri
nëse Hacking Team i ka shitur teknologjinë e saj SHBA-së, po ajo që mund tju them është se
arsyeja që ata nuk e kanë shitur nuk është se nuk janë munduar ta bëjnë. Ashtu siç thashë pak më parë, qeveritë që nuk i kanë burimet të ndërtojnë mjetet e tyre do ta blejnë softuerin e vëzhgimit të gatshëm, dhe për këtë arsye, do të shikoni që qeveria,
le të themi e Tunizisë, mund të përdori të njëjtin softwer
me qeverinë e Gjermanisë. Ata të gjithë blejnë gjëra të gatshme. Byroja Federale e Investigimit në SHBA e ka buxhetin për të ndërtuar
teknologjinë e tyre të vëzhgimit, dhe kështu për shumë vjet, jam munduar të zbuloj mënyrën dhe nëse FBI po gjurmon në kompjuterat e
objektivave të vëzhguar. Miqtë e mi në një organizatë të quajtur
Electronic Frontier Foundation— ata janë një grup shoqëror civilësh— morrën qindra dokumente nga FBI duke detajuar teknologjitë e tyre të gjeneratës
së ardhme të survejimit. Shumica e këtyre dokumentave ishte
e redaktuar thellësisht, por ajo që ju mund të shihni nga slajdet nëse i zmadhojmë, është ky term: Njësia e Operacioneve ne Distancë. Kur e pashë për herë të parë, kurrë nuk kisha dëgjuar për këtë njësi më parë. Kam studiuar për vëzhgim për më
shumë se gjashtë vjet. Nuk kisha dëgjuar kurrë për atë. Dhe kështu që shkova online
për të bërë disa kërkime, dhe së fundi godita në shenjë kur shkova në LinkedIn, faqja sociale në web për
ata qe kërkojnë punë. Atje kishte shumë kontraktorë
të mëparshëm të qeverisë Amerikane që në një mënyrë kishin punuar për Njësinë e Operacioneve në Distancë, dhe po përshkruanin në detaje të habishme
në CV-në e tyre çfarë kishin bërë në punën
e tyre të mëparshme. (Të qeshura) Kështu që e mora këtë informacion dhe ia dhashë një gazetari të besueshëm
të Wall Street Journal, dhe ajo ishte e gatshme të kontaktonte disa zyrtarë të përforcimit të cilët folën në hije dhe konfirmuan që po, në fakt, FBI ka një grup të përkushtuar që nuk bën asgjë tjetër përveç
gjurmimit në kompjutera të objektivave në vëzhgim. Ashtu si Gamma dhe Hacking Team, FBI ka gjithashtu aftësinë të aktivizojë në largësi
kamerat, mikrofonat, të vjedh dokumentat, të marr informacion
nga brouseri, cdo gjë. Ka një problem të madh me qeveritë që i futen gjurmimit, i cili është se terroristët pedofilët, tregtuesit e drogës, gazetarët dhe aktivistët
e të drejtave njerëzore përdorin të gjithë të njëjtët kompjutera. Nuk ka një telefon për
përdoruesit e drogës dhe një laptop për gazetarët. Të gjithë ne përdorim
të njëjtën teknologji, dhe kjo do të thotë se nëse qeveritë kanë aftësinë të gjurmojnë kompjuterat e njerëzve të këqinj, ata gjithashtu duhet të kenë aftësinë të gjurmojnë në aparatet tanë. Kështu që qeveritë në të gjithë botën e kanë pranuar këtë teknologji. Ata kanë pranuar të gjurmojnë si një teknikë e përforcimit ligjor, por pa e diskutuar. Në SHBA, ku unë jetoj, nuk ka patur seanca gjykimi. Nuk ka një ligj që ka kaluar veçanërisht duke e autorizuar këtë teknikë, dhe për arsye të potencialit të tij
për të abuzuar, është e thelbësore që ne të kemi
një publik të informuar. Shumë faleminderit. (Duartrokitje)